GREQI

Policia e Greqisë ka sekuestruar rreth 100 kg marijuanë në Volos. Sasia e drogës  u gjet në një furgon, ku ndodheshin dy shtetas 32 dhe 38-vjeç të paidentifikuar, të cilët më pas menjëherë u arrestuan.

Pas arrestimi të dy trafikantëve, vijoi kontrolli i mjetit ku u gjetën dhe u sekuestruan 87 pako me 99.5 kg marijuane, 1170 euro dhe 2 telefona celularë.

Autoritetet e vendit fqinj kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e aktivitetit të të arrestuarve, të cilët dyshohet se mund të kenë edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: