SHKODER- Një 55-vjeçare nga Shkodra ka mbetur e plagosur rëndë ditën e sotme, pasi teksa lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë tip “Ford”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në hyrje të qytetit të Shkodrës, kur makina me targë AA 434 DP ka aksidentuar shtetasen Nezijat Pano, 55 vjeç.

Gruaja, e cila po lëvizte me biçikletë, ka pësuar plagë në kokë si pasojë e përplasjes, dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se 55-vjeçarja fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ky është aksidenti i dytë brenda dy ditëve të fundit, ku makinat aksidentojnë qytetarët që lëvizin me biçikletë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: