SARANDE- Një persona ka mbetur i plagosur pas një aksidenti rrugor në hyrje të Sarandës.

Nga të dhënat paraprake ‘BalkanWeb’ mëson se automjeti tip “Mercedes-Benz” me targe AA938SR me drejtues Edjon Brinja nga fshati Metoq është përplasur me motoçikletën qe drejtohej nga Jorgo Ilia, e për pasoje është plagosur ky i fundit.

Gazetarja Shpresa Dine bën me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici. Nuk dihen ende rrethanat se si ndodhi ngjarja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: