Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Mësohet se një automjet ka përplasur një motor, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit është plagosur.

Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga ‘BalkanWeb’, drejtuesi i motorit, po transportohet në barrelë, ndërsa ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deri më tani nuk dihet gjendja e personit të plagosur. Si pasojë e aksidentit, është bllokuar për pak çaste edhe rruga, duke krijuar trafik në këtë zonë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb