LUSHNJE- Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti automobilistik në Lushnjë. Ngjarja ndodhi pranë vendit të njohur ‘Pushimi i shoferëve’. Korespondenti i ‘News24’ Julian Kasapi raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor, e për pasojë është plagosur drejtuesi i këtij të fundit.
Burime për ‘BW’ mësojnë se Mihal Nushi është aksidentuar nga 23-vjeçari Pjerino Jaupllari, pasi ky i fundit drejtonte mjetin tip ‘Golf’.
Ndërkohë i moshuari ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton lidhur me shkaqet e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)