Policia e Tiranës ka dalë në një njoftim zyrtar për makinën që u përfshi nga flakët në tunelin e Kërrabës.

Sipas bluve, ka dyshime se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet G. Q., të ketë pasur një defekt teknik.

“Me datë 04.05.2022, në tunelin Tiranë-Elbasan, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin G. Q. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet ne njoftimin e policise.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: