Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tapizë, Fushë Krujë, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Gazetari Juli Shota sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se njëra makinë e përfshirë në aksident është shkatërruar totalisht. Viktimë ka mbetur shtetasi Qemal Shabani, rreth 60 vjeç.

Gjithashtu, është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi Pal Kacoli, 29 vjeç, dhe shtetasja Sh. Sh., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb