Një dasmë e veçantë ka qenë ajo e basketbollistit të Tiranës, i cili së bashku me bashkëshorten e tij kanë shëtitur përmes Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me një karrocë të zbuluar.

Redi Vogli 2

Redi Vogli duke qenë se është një prej basketbollistëve kryesorë të skuadrës së Tiranës, por sidomos është edhe një “ultras”, nuk kish se si të mungonin simbolet dhe ngjyrat e ekipit bardheblu, edhe në një ditë të shënuar.

Redi Vogli 3

Një gjë të tillë, ai e ka treguar edhe ditën e djeshme, kur ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me Klaudian, shkruan Gsh.al.

Redi Vogli 4

Basketbollisti ka bërë xhiron tradicionale në rrugët e kryeqytetit me shallin bardheblu dhe me flamurin e Tiranës, ndërsa nga ana tjetër shoqëruesit e tij festonin me flakadanë të ndezur, si të ishte në një pallat sporti apo në një stadium. Kjo i ka dhënë më shumë entuziazëm ditës së veçantë të Voglit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb