Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 37-vjeçari Hamza Çela, i cili mbrëmjen e djeshme masakroi me thikë bashkëfshatarin dhe të afërmin e tij 77-vjeçarin Ramadan Çela.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit, në banesën që Ramadan Çela kishte në fshat, ku kishte shkuar prej disa ditësh i vetëm për t’u kujdesur për tokat bujqësore dhe prodhimet e mbjella.

Autori dhe viktima kishin lidhje gjaku, ata ishin farefis i largët por as kjo lidhje farefisnore nuk e ka penguar autorin Hamza Çela të kryejë krimin makabër.

37-vjeçari Hamza Çela mësohet se ka qenë i dënuar më parë për “dhunë”, ndërkohë që rezulton se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej vitesh me medikamente. Ai u arrestua nga policia teksa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes, pasi shëtiste nëpër fshat me thikë në dorë dhe me duart e bluzën me gjak. Hamza Çela është edhe vëllai i një efektiveje të policisë rrugore të DPV Berat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb