MAT- Rreth 250 banorë të fshatrave Laç e Kodër Laç në njësinë administrative Rukaj në Mat, prej rreth 8 muajsh kanë mbetur të izoluar si pasojë e dëmtimit të urës që lidh këto fshatra me fshatin Urakë.

Prurjet e mëdha të lumit në 8 nëntor të 2016 dëmtuan urën, duke e nxjerrë jashtë funksionit.

Banorët deklarojnë se, sa herë ka reshje shiu, kalimi në anën tjetër të lumit bëhet i pamundur.

Ura tip “bejli” e ndërtuar pak kohë më parë nuk iu vjen në ndihmë, pasi banorët deklarojnë se për të mbërritur aty, duhet të udhëtojnë rreth 5 km.

Pavarësisht premtimeve për zgjidhjen e situatës, ende nuk ka asnjë ndërhyrje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: