Ka mbërritur sot në Rinas, charteri i parë me turistë nga Bjellorusia që do të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar. Nga sot Bjellorusia ka nisur fluturimet “charter” dy herë në javë drejt Shqipërisë.

Fluturimet do të jenë të martën dhe të premten. Këtë vit sezoni turistik për shkak të pandemisë CODIV-19 do të jetë nga 1 qershori deri më 15 nëntor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili ka qenë në Rinas për të pritur turistët, tha se është charteri i parë turistik në Europë. Klosi theksoi se është një punë e madhe që kemi bërë në gjithë këto 2 muajt e pandemisë për të krijuar atmosferën për të pritur më shumë turistë në Shqipëri për të krijuar strukturat akomoduese, për të krijuar rregullat e menaxhimit të virusit që akoma nuk është larguar nga Shqipëria, për të pasur një sezon të qëndrueshëm në Shqipëri.

“Pata kënaqësinë e madhe të dhuroja një buqetë me 198 lule pasi janë pasagjerët e parë që erdhën sot në Shqipëri duke mbushur plot e për plot charterin e parë i cili jo vetëm erdhi në Shqipëri si charteri i parë turistik, po mbase informacioneve që ne kemi mbase është charteri i parë turistik në Europë. Shumë mirë që e filluam nga Shqipëria këtë aktivitet rajonal, këtë aktivitet evropian duke i dhënë shume entuziazëm sektorit turistik në Shqipëri. Është një punë e madhe që kemi bërë në gjithë këto 2 muajt e pandemisë për të krijuar atmosferën për të pritur më shumë turistë në Shqipëri për të krijuar strukturat akomoduese, për të krijuar rregullat e menaxhimit të virusit që akoma nuk është larguar nga Shqipëria që edhe këto fjalë mirëseardhje për stafin, për organizatorët për ALER group që arriti të sjelle grupin e parë të turistëve nga Bjellorusia e më pas nga Ukraina e të shpresojmë shumë nga Polonia e nga vende të tjera të vendeve baltike për të pasur një sezon të qëndrueshëm në Shqipëri. E gjitha kjo është fal punës së madhe që bënë qytetarët shqiptarët për të menaxhuar situatën e korona virusit dhe po ashtu forcës së madhe që ka sistemi shëndetësor shqiptar që garanton se mundet ta përballojë një situatë edhe në rastet që kemi nëse do të kemi problematika të caktuara. Prandaj duke ju uruar mirëseardhjen turistëve të parë e duke shpresuar që do të jetë një sezon mbijetese me një numër të konsiderueshëm turistësh vendas e të huaj në Shqipëri. Falënderoj organizatorët, falënderoj padyshim kompaninë që pranoi që të çonte 3 chartera në javë në Shqipëri në mënyrë të shpejtë po dhe t’u kërkojë atyre që bëjnë menaxhimin që të kenë shumë kujdes për të ruajtur distancimin social dhe për të qenë gjatë gjithë kohës pranë strukturave shtetërore, të cilat do të bëjnë gjithë kujdesin e duhur për shëndetësinë, për higjienën”, deklaroi Klosi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb