Gjatë qëndrimit në Bruksel, në Samitin Parlamentar të NATO-s,  Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me Kryetarin e Senatit belg Vincent Blondel dhe Kryeparlamentarin ukrainas Ruslan Stefanchuk.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me Presidentin e Senatit të Belgjikës, Vincent Blondel, znj. Spiropali diskutoi mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar si dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen për realizimin e planit ambicioz, por realist të Shqipërisë për përfundimin e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda kësaj  dekade.

Kryeparlamentarit ukrainas Ruslan Stefanchuk, Spiropali i rikonfirmoi qëndrimin e vendosur të Shqipërisë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për një paqe të drejtë e të qëndrueshme sepse duke mbështetur Ukrainën, mbrojmë vlerat tona të përbashkëta.

Spiropali nënvizoi gjithashtu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb