Mediat greke, kanë siguruar lëvizjet e fundit të dy autorëve që ekzekutuan gazetarin grek të kronikës së zezë, George Karaivaz.

Në fotot e publikuara, shihen dy persona që qëndrojnë në një motor tip “Beverly’. Drejtuesi i saj, shihet i veshur me të zeza, ndërsa në kokë mban një kaskë të bardhë, ndërsa pasagjeri, i dyshuar dhe si ekzekutuesi i gazetarit, ka një maskë të zezë dhe është i veshur me pantallona blu të errëta dhe bluze gri.

Policia deri më tani, ka informacione se pas vrasjes së gazetarit, autorët janë larguar në një pikë të panjohur, e më pas, braktisën motorin dhe hipën në një automjet me të cilin u arratisën dhe zhdukën gjurmët.

Policia po shqyrton makinën e George Karaivaz për të zbuluar nëse është instaluar një gjurmues GPS me të cilin autorët kanë monitoruar viktimën e tyre.

Sende të tjera personale që i përkasin George Karaivaz, të tilla si laptopi dhe telefoni i tij celular janë marrë nga policia për të hetuar në detaje se nëse gjejnë ndonjë lidhje me autorët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb