Mbretëresha Elisabbeta ka një koleksion të madh çadrash të cilat i përdor me veshjet e saj sipas ngjyrës, gjatë eventeve zyrtare.

Ndryshe nga Kate Middletton dhe Meghan Markle, fashionistja e vërtetë ikonë mbetet ajo, sovranja, që në moshën 92-vjeçare, dhe 66 vjet në fronin mbretëror anglez nuk gabon asnjëherë me veshjen.

Kostumet e saj me ngjyra janë zgjedhur me kujdes për të garantuar gjithmonë tërheqjen e publikut.
Por ka një detaj të veçantë në veshjet e saj që bie në sy. Cadrat janë gjithmonë në koordinuara me veshjet në rastet kur bie shi.

Buckingham Palace ka një furnizues zyrtar, Fulton Umbrella, tek i cili çdo vit bëhen porosi për çadra të të gjitha niveleve dhe ngjyrave.
“Gjithçka ne prodhojmë për mbretëreshën është e përcaktuar për masën e saj, sepse duke pasur parasysh që është 1.63 edhe çadrat për të nuk duhet të jetë shumë të mëdha” tregon për “Hello” Nigel Fulton, CEO i brandit anglez, të krijuar në Londër 1956.

Modelet e zgjedhura nga mbretëresha, transparente dhe me konture me ngjyra kushtojnë 20 paund. Në këtë foto galeri, disa nga çadrat e përdorura nga mbretëresha Elisabbeta.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb