Erling Haaland është pa diskutim sulmuesi i momentit në Evropë. Norvegjez shkëlqen edhe në Champions, udhëheq Man.City në një fitoren e pastër 0-4 në transfertë përballë Sevilla. Haaland realizoi një “dopjetë” duke e dërguar në 25 numrin e golave në Champions, këtë shifër e ka arritur në vetëm 20 ndeshje në dispozicion. Mesatarisht, Haaland realizon 1 gol në çdo 54 minuta.

20 minuta lojë i mjaftuan për të dërguar topin në rrjetë, debutim me gol edhe me fanellën e Man.City, ashtu siç ka bërë edhe me dy ekipet e tjera, Salsburg dhe B.Dortmund. Në pjesën e dytë ishte Foden që dyfishojë shifrat. Në minutën e 76-të, biondi norvegjez kompletoi mbrëmjen e tij perfekte duke realizuar golin e dytë personal dhe të tretin për Man.City. Sevilla e kishte të pamundur të reagonte ndërsa në shtesë, Ruben Diaz kompletoi “pokerin” e golave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat angleze i kushtuan faqen e parë Erling Haalad: “Mbreti i Evropës”, shkruan The Guardian. “I papërmbajtshëm”, shkruan Mirro duke saktësuar se Haaland shkon në kuotën e 12 gola këtë sezon. Një fitore të pastër 3-0 siguroi edhe B.Dortmund përballë Copenhagen. Grupi G fillon të marrë formë që në ndeshjet e para, me City e Dortmund që kryesojnë me pikë të plota.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb