Tottenham thyen 1-0 Man.City në super sfidën e kësaj jave në Premier League. “Gjelat” afrohen me zonën Champions, ndërsa “qytetarët” e Pep Guardiolës nuk arrijnë të përfitojnë nga disfata e Arsenal. “Topçinjtë” qëndrojnë të vetëm në krye në kuotën e 50 pikëve, 5 më shumë se City, por me një ndeshje më pak.

Harry Kane rezultoi njeriu i ndeshjes, goli i tij në minutën e 15-të rezultoi një trepikësh. Me këtë gol, Kane shkon në kuotën e 267 golave me fanellën me Tottenham, golashënuesi më i miri në historinë e klubit. Kane realizoi golin e 200-të në Premier League, vetëm Shearer dhe Rooney e kanë arritur më herët këtë shifër.

Ekipi i Pep Guardiolës u përpoq të reagojë, por pa sukses, nuk arritën të gjenin prekjen fituese duke dalë me “duar bosh” nga Londra. Pep Guardiola, në përfundim të ndeshjes, theksoi se ekipi i tij nuk duhet të mendojë për titullin:

“Humbëm tre pikë. Nuk jemi në një pozicion që të mendojmë se jemi kampionë, por duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, atë kundër Aston Villa, ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Guardiola.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat britanike i kanë kushtuar faqen e parë suksesit të Tottenham dhe rekordit të Harry Kane: “Mbreti Kane”, shkruan Daily Express. “The greatest”, Më i madhi, shkruan Daily Mail.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb