Një derbi pa shumë histori, një dominim total nga Inter, me zikaltërit që mposhtin kuqezinjtë për herë të dytë brenda 20 ditësh. Pas suksesit në Superkupën e Italisë, ekipi i Inzaghi thyen sërish Milan, këtë herë në Serie A duke përforcuar pozitat e tyre në vendin e dytë, plus 5 pikë në raport me Milan dhe minus 13 pikë nga Napoli i vendit të parë. “Djalli” e ka të vështirë të dalë nga kriza e madhe që i ka mbërthyer, ky ishte një shans ideal për të ndezur edhe një herë sezonin, por ekipi i Piolit ishte inekzistent në fushë, i pafuqishëm për të reaguar.

Derbi i 178 në histori u zhvillua me një sens, mbi të gjitha në pjesën e parë ku Martinez me shokë “bombarduan” portën e Tatarusanu. Në minutën e 34-të, “demi” argjentinas me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë dhe Interin në avantazh. Situata ishte pak më ndryshe në pjesën e dytë, Milani u përpoq të reagonte, por në asnjë moment nuk arriti të godiste portën e Onana. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Inter që del me pikë të plota nga derbi i Madonnina-s:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Mbreti Lautato. Derbi zikaltër, kapiteni i ri është i pandalshëm”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Inter nuk dorëzohet. Vetëm Inter ruan ritmin e Spallettit. Perla e 12-të e Martinez. Inzaghi thyen sërish Milan”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb