Vijon prej disa javësh aksioni kundër informalitetit në mbarë vendin. Kryeministri Edi Rama njofton se është mbyllur një tjetër hotel, për shkak se nuk ka dhënë kuponin tatimor.


Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se hoteli është mbyllur në 1 muaj në kulm të sezonit dhe kjo është një kosto e madhe. Më tej, ai paralajmëron prerë se kush do të mashtrojë konsumatorin dhe shtetin, do të përballet me ligjin.


“Nuk jep kupon dhe mbyllesh 1 MUAJ në kulm të sezonit! A i’a vlen kjo kosto e shkeljes së ligjit?? Patjetër jo, por kush e merr përsipër të mashtrojë Konsumatorin dhe Shtetin, do të përballet me LIGJIN me #ZeroTolerancë”, shkruan Rama.


Hoteli
Hoteli

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb