Maria Sharapova është në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmin e ka bërë publik vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale në ditëlindjen e 35-të. Ish-numri një i tenisit është e martuar që nga fundi i vitit 2020 me biznesmenin anglez,  Alexander Gilkes.

“Një fillim i mrekullueshëm! Të hash një tortë ditëlindjeje për dy persona ka qenë gjithmonë specialiteti im” – ka qenë shkrimi i saj që ka shkaktuar shumë reagime pozitive në rrjetet sociale. Sharapova duket me barkun e rrumbullakosur buzë detit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Maria Sharapova (@mariasharapova)

 

Në karrierën e 35 vjeçares nga Rusia, numërohen jo pak por 36 tituj të fituar.  Rekordet kanë qenë të shumta dhe pavarësisht viteve që kalojë, Sharapova mbetet ikonë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb