Ky është autori i dyshuar i plagosjes së 31-vjeçarit Ardit Kërtusha në Durrës. Në deklarimet paraprike, Kërtusha është shprehur se personi në fjalë mbante një kapuç dhe një çantë në të cilën brenda saj kishte edhe një tjetër armë zjarri.

Sipas tij autorit ishte i pajisur me 2 pistoleta ku njëra prej tyre i është bllokuar. Kërtusha ka deklaruar se sapo ka parë që autori ka qëlluar në drejtim të tij ai është larguar me shpejtësi duke iu shmangur plumbave.

Atentatori I Kertushes
Atentatori I Kertushes

Sipas tij, ky ishte konfrontimi i dytë mes ish-kandidatit për kryetar të PS-së në Durrës Ardit Kërtusha dhe autorit të plagosjes. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:00 në një lokal në zonën e Currilave. Mësohet se Kërtusha dhe autori i plagosjes kanë pasur probleme pronash dhe janë përplasur fizikisht edhe para 3 javësh.

Teksa dje kur janë takuar ka nisur sërish debati. Sipas burimeve, autori është identifikuar nga policia, por emri nuk bëhet i ditur ende, ndërsa po punohet për kapjen e tij.

31-vjeçari Ardit Kërtusha ka qenë ish-kandidat për kryetar i PS Durrës disa vite më parë.
Në fushatën zgjedhore të 25 prillit të vitit 2021, Kërtusha iu bashkua PD-së dhe u shfaq në disa takime elektorale përkrah drejtuesve lokalë të PD dhe ish-kryetarit Lulzim Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb