Ish-kryeministri danez, Lars Løkke Rasmussen ia ka dhënë një këshillë Donald Trump.

Ky i fundit është në humbje zyrtarisht, por pretendon se i ka fituar zgjedhjet dhe se ato po manipulohen.

Rasmussen ka postuar një foto të tijën duke ecur me çantë shpine në rrugë duke i thënë se kjo është mënyra e duhur për të lënë detyrën me nder.

Ai e falënderon Trump për gjithë bisedat gjatë 4 viteve të fundit kur ishte President i SHB.

 

STATUSI ISH-KRYEMINISTRI I DANIMARKËS

Vetëm një këshillë e vogël për Donald Trump : Kjo është mënyra e duhur për të lënë zyrën me nder pasi të keni humbur zgjedhjet. Faleminderit për bisedat e ndershme gjatë 4 viteve të fundit. Le të kontaktojmë.

Përshëndetjet më të mira. Lars L økke Rasmussen, ish-kryeministër i Danimarkës. Lars Løkke Rasmussen

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb