Një qytetar i guximshëm ka protestuar sot në Moskë, kundër masakrës që tronditi mbarë botën që ndodhi në Bucha. Protestuesi është shtrirë përtokë dhe duart i ka lidhur, në shenjë kundërshtie për mënyrën se si u ekzekutuan qytetarët ukrainas.

Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e qytetit të Buchas disa me duar të lidhura, kanë provokuar një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë në ditët e fundit. Fotot e protestës janë shpërndarë nga faqja e pavarur ruse, Holod.media.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Stafi i faqes është larguar nga Rusia dhe shpesh është vënë në shënjestër nga autoritetet ruse, por nuk janë bllokuar ende. Protestuesi është fotografuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit rus, duke përfshirë në një urë pranë katedrales së qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: