Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka zgjedhur një vend të qetë, larg zhurmës politike për vitin e ri, edhe pse 2021 do e nisë me zgjedhje.

Hoti në një foto familjare nga Bjeshkët e Sharrit i ka uruar të gjithëve një vit të mbarë, shëndet e gëzime.

Vitin e kaluar Hoti arriti të bëhet edhe zv/kryeministër, por edhe kryeministër dhe vetëm 6 muaj në post politika e Kosovës kaloi të papritura.

Ai do të jetë sërish kandidat për kryeministër nga radhët e LDK, dhe para e presin zgjedhjet jo më larg se fundi i shkurtit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb