Gruaja që shihni në foto është 47-vjeçarja që u gjet e vdekur sot në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe ku Violeta Gurraj u gjet e pajetë në banesën e saj. Sipas policisë djali i viktimës prej tre ditësh kërkonte të komunikonte me të ëmën por ajo nuk ia kishte hapur telefonin, çka ka bërë që ai të bënte denoncim në polici mbrëmjen e së dielës.

Ndërkohë paraditen e kësaj të hëne forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe pasi kanë thyer me forcë derën e banesës kanë gjetur brenda saj të pajete 47-vjeçaren të mbuluar në gjak dhe shenja dhune në trup.

  • foto galeri

Jashtë kameras fqinjët thanë se 47-vjeçarja prej kohesh vuante nga depresioni. Ajo ishte në konflikt me familjaret e ish-bashkëshortit të saj, i cili mësohet se i është vrare para 10 vitesh në qendër të fshatit Bajzë. Më herët 47-vjeçarja është shoqëruar dy herë në polici për konflikte me fqinjët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb