Gazetari Ferdinand Dervishi  i ka dërguar një foto Mit’hat Havarit, ish komisarit të famshëm të policisë, që tani është në pension, e cila i ka ngjallur këtij të fundit kujtime “të largëta”. Havari ka parë tek kjo foto një copëz të jetës së vet, por edhe një copëz të historisë së Shqipërisë.

Ai ka qenë komisar në Shkodër në vitin 1998, dhe ndriçon më së pari kontekstin historik: “Ishin kohë të vështira, të mos them kohë lufte, nga njëra anë përballesha me bandat kriminale të atij qarku, përfshi dhe bandën kriminale brenda strukturës së policisë së shtetit që drejtohej nga Prel Pjetrushi që s’kishte mbaruar as klasën e tetë dhe ishte punonjës i policisë kriminale, nga ana tjetër përballesha me bandat e opozitës që drejtohej nga Sali Berisha, dhe në shkodër kishte përfaqësuese Jozefina Topallin, e cila ishte shumë agresive ndaj pushtetit të kohës dhe policisë në veçanti.”

Dhe më poshtë, komisari Havari ndalet në mënyrë të posaçme te fotoja në fjalë, e cila është shumë interesante. Përballë zonjës Topalli, Havari është me gishtin tregues të drejtuar nga ajo, e me shprehjen e fytyrës që tregon se “i janë ngritur kacabujtë”.

Është i veshur civil. Ndërsa zonja Topalli që më pas u bë kryetare e Kuvendit e që sot është kundërshtare e PD-së zyrtare (por pa qenë e atashuar në grupin e Berishës) është krejt në profil, me një cullufe që i zbret poshtë fytyrës, e me vështrimin gjithashtu luftarak. Situata ngjan sfiduese për të dy. Ndërsa në sfond është ish zv. Ministri i Brendshëm, Sokol Bare.

Havari kujton: ”Topalli kërkonte të ulja armët kundër krimit të organizuar, që ishin njerëzit e saj dhe të partisë së saj, ndërkohë unë reagova me autoritetin që më jepte grada dhe detyra, duke i thënë tekstualisht: Jo zonjë, këtu jam unë ‘mbreti i ligjit’, askush tjetër. Biseda vazhdoi e pa dobishme për kauzën negative të saj. Fitoi kauza ime që doja të vendosja rendin dhe qetësinë publike në atë qytet të trazuar, që fatkeqësisht vazhdon të jetë i trazuar edhe sot e kësaj dite.”

Havari vijon të komentojë edhe në komentet që bëhen poshtë nga të tjerët: ”Kam vuajtur prej tyre. Koha tregoi se kush kishte të drejtë. Ata edhe shtëpinë e tyre politike e shkatërruan në sytë e botës.”

Cccc2
Cccc2
Cccc4
Cccc4

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb