Enkelejd Alibeaj ka mbajtur sot konferencën e parë për mediat nga selia e re pas vendimit të gjykatës e cila i la logon e PD-së.

Ashtu siç kishte paralajmëruar grupimi i drejtuar prej tij është vendosur në zyra të reja, nga ku ka mbajtur dhe sot konferencën për mediat pas mbledhjes me deputetët e PD dhe kryesinë e grupit të tij. Me logon e PD-së së drejtuar nga Basha, Alibeaj ka pritur pyetjet e gazetarëve dhe ka folur për zgjedhjet e 14 majit.

Mbledhja
Mbledhja

Nga zyrat e vendosura përballë Kryesisë së Kuvendit, Alibeaj deklaroi se kjo vendosje do të jetë e përkohshme.

“Këto janë zyrat e reja të përkohshme për zhvillimin gjatë situatës zgjedhore. Me daljen e vendimit të Apelit të mund të kërkohej funksionimi me gjithë elementët e PD-së dhe të kërkonim zyrat që ligjërisht i takojnë PD-së.
Unë kam propozuar dhe kam gjetur mbështetjen në këtë qëndrim. Unë nuk i çoj demokratët prej emocioneve të tyre në konflikt apo përplasje. Nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen nëse do mbyllen. Unë besoj te shteti i së drejtës, meqë ajo gjykatë e ka dhënë atë vendim, ato zyra janë të demokratëve”, tha Alibeaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb