BARI

Një motoskaf u pikas nga ana e policisë italiane në bregdet në Brindizi të Italisë, ndërsa brenda saj janë gjetur mbi 500 kilogramë drogë, të llojit hashash e marijuanë.

Në prangat e karabinierëve ka rënë një shqiptar i ri në moshë, 31 vjec. Autoritetet italiane raportojnë se policia ka arrestuar të riun nga Shqipëria nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane. Moto skafi i përdorur për trafikun e drogës u konfiskua.

Droga që ishte në motoskaf ishte gjithsej 546 kilogramë lëndë narkotike dhe nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën rekord prej rreth 5 milionë euro.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb