FRANCË

Udhëheqës politikë të botës janë mbledhur këtë të hënë në Paris, për t;i dhënë lamtumirën ish-presidentit francez Jacques Chirac. Ceremoninë pranë vendit të varrit të Napoleonit e udhëhoqi presidenti francez, Emmanuel Macron.

Himnin kombëtar “La Marseillaise” e performoi një grup ushtarak, ndërsa Chirac u varros në varrezat Montparnasse, ku gjendet edhe vajza e tij, Laurence, e cila ndërroi jetë më 2016. Në këtë ceremoni ishin personalitetet më të larta të politikës globale, shkruajnë mediat e huaja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mesin e pjesëmarrësve të huaj në ceremoni ishin: presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, dhe mbreti Abdullah II i Jordanisë. Chirac ndërroi jetë më 26 shtator në moshën 86-vjeçare.

Familja e tij nuk dha detaje për shkaqet e vdekjes të ish-kreut të shtetit të Francës. Chirac ka shërbyer si president nga viti 1995 deri më 2007. Nën udhëheqjen e tij, Franca ka hyrë në Eurozonë dhe ka shfuqizuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Në skenën ndërkombëtare, Chirac mbahet mend për kundërshtimin e ndërhyrjes në Irak në vitin 2003.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb