TIRANA

Një 24- vjeçar u arrestua mbrëmjen e djeshme në Tiranë pasi u kap me pistoletë dhe 6 fishekë.

Forcat e Posaçme ”Shqiponja” kontrolluan fizikisht Nj.K., i cili kishte me vete pistoletën dhe fishekët.

Tashmë materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje” dhe 24- vjeçari rrezikon deri në 7 vite burg.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Todi Shkurti”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Nj. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Nj. K. i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb