Tragjedi në një hotel në Sperlonga, lokalitet turistik në provincën e Latinas në Itali. Një vajzë 13-vjeçare nga Frosinone, me pushime me prindërit ka humbur jetën pasi është thithur nga një tub i pishinës.

Sara Francesca Basso, ishte në gjendje të rëndë kur iu dha ndihma e shpejtë, menjëherë pas incidentit, të ndodhur të mërkurën pasdite. Pasi u shtrua në spital, ajo ndërroi jetë gjatë natës. Për çështjen karabinierët kanë nisur hetimet.

pishina latina

Zona e pishinës së hotelit është vendosur nën sekuestro. Sipas hetimeve, rreth orës 17 të së mërkurës 13-vjeçarja është zhytur për t’u larë kur është thithur nga një tub i gjerë rreth 20 cm që ndodhej në fund të pishinës.

hoteli itali

Duke e parë në vështirësi, disa persona e kanë ndihmuar duke arritur ta nxjerrin nga uji. Vajza që ishte përmendur pasi ishte reanimuar nga një doktor, vdiq gjatë natës në spital.
Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet autopsisë për të vendosur shkaqet e sakta të vdekjes dhe nëse 13-vjeçarja ka pasur ndonjë problem tjetër shëndetësor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: