Aksident automobilistik në aksin Memaliaj-Mallakastër. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me karaxhatën anësore metalike. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në vendin e quajtur ‘Mogila’ gati 4 km nga qyteti i Memaliajt.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se një automjet i marrë më qira nga një shtetas italian, ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes se kontrollit të drejtuesit te mjetit.

Drejtuesi i mjetit i cili po vinte ne drejtimin jugor, ka pësuar lendime serioze dhe është transportuar menjëherë ne spital. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: