ELBASAN

Një aksident rrugor është riregjistruar në një nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit gjatë mesditës së sotme. Një autoveturë që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi është përmbysur në rrugë, por fatmirësisht pa shkaktuar pasoja në njerëz.

Gazetari i “BalkanWeb” Fatimir Popja raporton se makina është përmbysur në rrugën “Zogu i I ” pranë Degës së Doganës Elbasan.

Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të lehta,ndërsa është bllokuar për pak minuta qarkullimi .Policia ka mbërritur ne vendin ku ndodhi aksidenti dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb