Serie A ka kurorëzuar më të mirët e vitit, ashtu siç pritej dominon ekipi i Napolit. Khvicha Kvaratskhelia është shpallur MVP i sezonit, lojtari më i mirë i vitit: 12 gola dhe 13 asiste në 33 ndeshje, shifra këto që patën një ndikim të jashtëzakonshëm në titullin e Napolit.

Kvara pason Rafa Leaon dhe bëhet lojtari më i ri i të gjithë kohërave në Serie A që fiton këtë çmim. Gjeorgjiani e arrin këtë sukses personal në sezonin e tij të parë në Itali, ashtu siç bëri Ronaldo me Juven në sezonin 2018/19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sulmuesi më i mirë i Serie A këtë sezon u shpall Victor Osimhen, ndërsa Kim mbrojtësi më i mirë. Mesfushori më i mirë i Serie A u vlerësua Nicolo Barella i Interit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Talenti i vitit Fagioli i Juves ndërsa portieri më i mirë Ivan Provedel i Lazio-s.

Në formacionin e vitit gjejmë dy Juventin si portieri Szczęsny dhe Rabiot ndërsa ka vend edhe për dyshen e Milanit, Sandro Tonali dhe Rafa Leao.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb