Megan Fox ka dëshmuar se di shumë mirë t’i tërheqë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e saj.

Aktorja e njohur e cila është diskutuar veçanërisht kohët e fundit, për shkak të krizës që kaloi fejesa e saj me Machine Gun Kelly, ishte në eventin për daljen e numrit të përvitshëm të Sports Illustrated.

Aty, Megan Fox u shfaq me një fustan të zi të gjatë me një dekolte shpërthyese, transparent në pjesën e sipërme, duke nxjerrë në pah trupin e saj perfekt.

Pamja e saj e re, me flokë ngjyrë bakri, në vend të të zezave me të cilat ishte mësuar publiku, tërhoqi të gjithë vëmendjen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Së fundmi, ylli 37-vjeçar ka pozuar me një krijim zbulues të Selia Krithariotis për kopertinën e revistës.

Seti fotografik u zhvillua në një plazh në Santo Domingo dhe siç tha ajo, e bëri Fox-in të ndihej edhe më seksi. “Kur jam në natyrë jam më shumë vetvetja dhe prandaj ndihem më seksi”, tha ajo.

Duke parë rezultatin, ajo tha se këto foto ishin ndër “fotografitë më të mira që ka bërë ndonjëherë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: