I dërguari i BE, Miroslav Lajçak pa humbur kohë ka pritur që në mëngjes në zyrë kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe të Serbisë, Petar Petkoviç.

Ai paralajmëron se do të ketë me ta diskutime gjatë gjithë ditës për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale.

Deri më tani asnjë nga propozimet nuk është pranuar, kryesisht nga Serbia, por ta paktën palët kanë rënë dakord për t’u ulur në dialog.

 

STATUSI NGA MIROSLAV LAJÇAK

Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb