Versioni coupe realisht ka debutuar në vitin 1954, por para 60 viteve, mercedes ka prezantuar modelin premium 300 SL Roadster në panairin e veturave në Gjenevë.

Derisa të dy versionet ikonike me dy ndenjëse konsiderohen, së bashku me disa të tjera, veturat më të mira të të gjitha kohërave, Mercedes është duke festuar përvjetorin e SL Roadster.

Kur SL 300 ka dalë në skenë, ishte një veturë e hijshme, elegante, dhe shumë e avancuar për kohën e saj dhe ishte vetura e parë në botë që ka përdorur full injection në linjën e prodhimit.

Motorin i 300 SL prodhonte 215 kuaj fuqi, ndërsa arrinte shpejtësinë maksimale prej 225 kilometra në orë.

Prodhimi i Mercedes 300 Sl Roadster ka përfunduar më 8 shkurt 1963, ndërsa janë prodhuar 1 858 në total, ndërsa tani kushton minimumi 1 milionë dollarë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: