Mercedes-Benz njihet për makinat e saj luksoze, por tashmë kjo kompani është pas njërit prej jahteve më të paparashikuar që është shfaqur në panairin e jahteve në Monako.

Prodhuesi gjerman ka debutuar në panair me jahtin “Arrow460-Grandturismo”, i cili ka çmimin prej 1.7 milionë dollarë, dhe pritet të dalë në shitje në gjysmën e dytë të vitit 2017.

Kjo kompani ka prezantuar këtë jaht si koncept në vitin 2012, ndërsa më vonë ka bashkëpunuar me kompaninë që prodhon jahte, Silver Arrows Marine për ta kthyer atë nga koncepti në realitet.

Këto dy kompani planifikojnë që të ndërtojnë 10 modele të edicionit të parë të jahtit, ndërsa do të shiten nga një në një shtet, duke u bërë jaht shumë i rrallë.

Ky jaht i është vënë emri “Silver Arrow of the Seas” pas makinës së rrallë të Mercedes, të quajtur “Silver Arrow” e që është prodhuar në vitin 1930.

Ky jaht ka 960 kuaj fuqi, dhe mund të udhëtojë me shpejtësi maksimale prej 40 nyje (75 kilometra në orë), ndërsa mund të akomodohen në mënyrë komfore deri në 10 njerëz.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: