TIRANË

Presidenti Ilir Meta dorëzoi sot personalisht në SPAK padinë ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Por krahas deklaratave  e mesazheve të forta të kreut të shtetit ajo ç’ka tërhoqi vëmendjen e gazetarëve ishte çanta e zezë që mbante këshilltari i Presidentit Bahri Shaqiri.

Me siguri në të ndodhet të gjitha provat, për të cilat kreu i shtetit ka ngritur padinë ndaj ministres Gjonaj, një pjesë e të cilave janë bërë publike nga Presidenti Meta në daljet e tij për mediat.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në Prokurorinë e Posaçme, Meta shoqërohej sot nga tre këshilltarët e tij Bahri Shaqiri, Tedi Blushi dhe Bledar Dervishaj.

“Ne po vlerësojmë prova të tjera që po na vijnë për persona të tjerë të përfshirë për të çuar deri në fund shpartallimin e kësaj tentative të grushtit të shtetit me një ligj antikushtetues për të kthyer Gjykatën Kushtetuese garant të të drejtave kushtetuese nga kjo bandë tepër e rrezikshme.”- tha Meta në një prononcim për mediat pas dorëzimit të kallëzimit penal në SPAK, për ministren e Drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb