TIRANË- Kreu i LSI-së Ilir Meta ka shkuar 10 minuta me vonese në takimin e planifikuar në orën 10:00 me kryeministrin Edi Rama në Hotel Tirana.

Ndonëse kreu i Kuvendit ishte në kohë, ai u vonua disa minuta pasi në rrugë e ndalën një grup turistësh të huaj që kishin ardhur për të vizituar Tiranën. Edhe gazetarëve iu është dashur të presin dhe të kuriozohen për këtë takim të paplanifikuar të Metës.

pritet takimi rama meta 1

Kreu i Kuvendit, promotor i thënies “Me qetësi dhe dashuri” ka ndaluar dhe i ka përshëndetur përzemërsisht turistët dhe ka biseduar disa çaste me ta. Pranë tij ishte edhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Më pas, Meta ka shkuar në takimin me aleatin e tij Rama.

pritet takimi rama meta 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: