Mijëra peshq ngordhën masivisht në lagunën e Drepanos në Igumenicë, kur rreth orës 6 të mëngjesit temperatura e ujit arriti në 0 gradë Celsius.

E vetmja fermë peshku e kooperativës së peshkimit që ndodhet aty mbante rreth 370 mijë peshq, shumica e të cilëve kanë dalë të ngordhur në lagunë. Nuk dihet numri i peshqve që në fakt kanë ngrirë deri në ngordhje, përveç kultivimit të peshkut, në liqen. Ky fenomen ka ndodhur edhe rreth një dekadë më parë.

Sipas specialistëve që të mos ndodhë ky fenomen duhen erëra të tilla që uji të hyjë nga deti në lagunë dhe prej andej të dalin edhe temperaturat e ulëta. Në vendngjarje ndodhen specialistë të peshkut nga departamenti i peshkimit të njësisë rajonale Thesproti për të vlerësuar dëmet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb