Futbollisti i ri brazilian, Luva de Pedreiro, është shndërruar në fenomen të rrjeteve sociale, pasi numëron plot 30 milionë ndjekës.

Mediet e huaja publikojnë foto të të riut, i cili përmes rrjeteve sociale, dhe konkretisht “Tik Tok-ut”, ka arritur të fitojë shifra të majme parash.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai ka arritur të mbledhë aq shumë para nga videot e tij në “Tik Tok”, sa ka arritur të blejë edhe një shtëpi me vlerë miliona euro. 20-vjeçari është shndërruar në një nga ifluencierët më të suksesshëm në Brazil.

Kur filloi të luante futboll, De Pedreiro ra në dashuri më këtë sport, duke u bërë fans i Vasko De Gamës. Pavarësisht dëshirës së tij për t’u bërë një lojtar profesionist, ai përfundoi duke lënë mënjanë ëndrrën e tij për të ndihmuar babanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb