KOSOVE

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe gjermanes Werder Bremen, Milot Rashica disa ditë më parë është kthyer në vendlindje së bashku me bashkëshorten dhe djalin.

Sukseset e shumta në arenën e gjelbërt dhe fitimet e mira nga ky profesion, duket se i kanë mundësuar futbollistit nga Vushtrria që të bëjë një jetë luksoze.
Kësaj radhe, ai ka shprehur dëshirën për të gëzuar prindërit e tij me një super dhuratë të shtrenjtë.

Miloti u ka blerë një makinë të fundit tip Range Rover, si dhuratë për përkushtimin e tyre prindëror. Ka qenë babai i 24-vjeçarit, ai i cili ka publikuar në rrjetin social “Facebook” disa fotografi të makinës ngjyrë të kuqe, duke falënderuar djalin e tij për këtë dhuratë të veçantë.

“Dhurata çdo herë është e mirë po kur vjen nga djali ka vlerë të madhe. Fleminderit Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve, Allahu të ruajt. RANGE ROVER 00!”- shkruan babai i futbollistit shqiptar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb