Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka akuzuar Gent Cakajn se ka shkuar në Luginën e Preshevës me mesazhet e Aleksandër Vuçiçit për të përçarë shqiptarët.

Shehu ka publikuar disa mesazhe afër rrugës për Preshevë, që qytetarët ia drejtojnë pikërisht ministrit të jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në to shkruhet ‘’Ministër’ Beogradi nuk është zgjidhja por problemi. Lugina do zgjidhje, jo zgjedhje’’. Ose ‘’Ministër, rruga jonë është Prishtina dhe Tirana’’.

Cakaj ka shkuar në një vizitë disaditore në Luginën e Preshevës për unifikimin e listës së partive shqiptare për zgjedhjet në Serbi. Por Shehu thotë se është pjesë e skenarit të nisur nga Tirana, që e bëjnë kryeqytetin shqipar dhe kosovar komardare të shpëtimit të Presidentit serb, Vuçiç.

 

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Zv. Ministri Cakaj si percaresi i shqiptaret ne Presheve, por pritet aty sic e meriton!
Ai gjate qendrimit aty jo vetem qe nuk ben bashke shqiptaret e atyshem, jo vetem qe nuk dialogon me te gjithe faktoret lokale, por perkundrazi perpiqet t’i ndaje dhe coptoje per interesat e te tjereve.
Qartazi Cakaj shkoi aty me mesazhet e Vucicit, sikur te ishte i derguari i tij ne keto momente shume te rendesishme vendimesh politike per shqiptaret e atyre trojeve, kur Tirana duhet t’i mbeshtese plotesisht ne kerkesat e tyre te drejta, duke i bashkuar ata.
Ne kete menyre ai vazhdon skenarin e nisur ne Tirane me perfaqesite e atyre trojeve, skenar qe e ka vene ate dhe urdheruesit e tij ne Tirane e Prishtine ne rolin e “komardares” se shpetimit per Vucic.
Por dhe pritja nga shqiptaret aty ishte nje pergjigje e qarte dhe direkte distancimi e perbuzje nga ky skenar e autoret e tij, Cakaj § Co.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb