Ndoshta kampionati brazilian nuk është ndër më të fortit, por gjithmonë ka prodhuar gola spektakolarë dhe talente të rinj. Po përveç këtyre gjërave pozitive, diçka tjetër që bie në sy në të gjitha kategoritë e kampionatit brazilian, wshtw se mjaft femra ushtrojnë profesionin e arbitrimit.

Bukuroshja Suelen Mayara është një nga ato. Ajo është gjyqtare anësore në divizionin e parë të futbollit në Brazil.

Prej kohësh ajo ka qëndruar jashtë fushave të blerta për shkak të një dëmtimi, por nuk ka humbur kohë për t’u marrë me profesionin tjetër që ushtron, modelingun. Së fundmi ka publikuar një set fotografik për të gjithë fansat e saj.

“Kam pasur një dëmtim pasi nuk mund ta kaloja testin fizik. Jam rikthyer që nga muaji shkurt dhe do të jem e gatshme në fillimin e sezonit të ri”, ka rrëfyer Mayara.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb