Kompania e njohur Hamann tani ka zgjeruar ofertën e saj me paketën për modifikimin e modelit të Jaguarit, F-Pace.

Përmes kësaj pakete, Hamann për Jaguar F-Pace ka zgjedhur aerodinamikën e cila këtij modeli i jep një pamje “agresive”, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe disa sete të reja të rrotave nga alumini me diametër deri 23-inç.

Gjithashtu, Hamann ofron edhe disa karakteristika të reja për pjesën e brendshme të këtij modeli, duke përfshirë detaje nga fibra të karbonit, pedalet sportive, etj.

Në këtë paketë, po ashtu, përfshihet edhe përforcimi i motorit, kështu që F-Pace 30d është përforcuar nga 300 në 340 kuajfuqi, ndërsa F-Pace S nga 380 në 410 kuajfuqi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: