Publikohet momenti kur efektivët e policisë së Lezhës, që kishin dalë në zonën e fshatit Kune Vain në Ishullin e Lezhës për një aksion antikanabis, u përballën me agresorin e vrasjes së policit Saimir Hoxha. Ky i fundit mbeti i vrarë pas të shtënave me armë.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foton ku shihet një makinë policie dhe disa persona në këmbë.

Pamjet në fjalë janë marrë nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në këtë zonë. Kujtojmë se policia i bëri thirrje një makine ku udhëtonte Aldi Rama bashkë me dy shok të tij, që të ndalonte. Por në vend që t’i bindej urdhrit të policisë, 21-vjeçari hapi zjarr ndaj policëve, ku për pasojë i vrarë mbeti 44-vjeçari, nënkomisar. Aktualisht autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: