Shembet hyrja e kishës së Shën Marisë në fshatin Barmash të Kolonjës.

Degradimi i Kishës Monument Kulture i kategorisë së parë ka filluar qysh herët ndaj dhe problemi në të është aq i madh sa e bën thuajse të pamundur rikthimin e kësaj kishe në gjendjen e mëparshme.
Mirëpo ditëve të fundit në këtë kishë janë thelluar më tepër dëmet duke përfshirë tashmë edhe rrëzimin e hyrjes së kishës e cila kishte mbetur deri diku e paprekur.

Përveç pjesëve murale dhe çatisë të cilat janë shembur dhe degraduar ndër vite me shembjen edhe te hyrjes, kisha e Shën Mërisë në fshatin Barmash të rrethit të Kolonjës, një objekt qindravjeçar aktualisht është në një gjendje të rrënuar, e cila kërkon ndërhyrje nga institucionet për të bërë të mundur shpëtimin e vlerave të këtij objekti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: