Operatori i Sistemit të Shpërndarjes vijon edhe sot punën në terren me grupet e avarive të përbëra nga 2 mijë punonjës të 11 drejtorive rajonale në vend, për riparimin e defekteve që shkaktoi një ditë më parë moti i keq me shkarkime atmosferike dhe stuhi ere.

Si pasojë e punës intensive në terren, janë eliminuar defektet në pjesën më të madhe të tyre, Aktualisht defektet janë riparuar në të gjitha zonat urbane, ndërsa vijon të punohet në fshatra ku linjat janë ajrore dhe terreni është i vështirë.

Rajonet me numrin më të lartë të defekteve janë Fier, Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa janë eliminuar të gjitha avaritë në zonat bregdetare të jugut si në Himarë e Dhërmi të cilat një ditë më parë u prekën nga defektet në rrjetin elektrik si pasojë e stuhisë së erës, ku u rrëzuan shtylla elektrike, u thyen izolatorë dhe u këputën përcjellësa.

Brigadat e avarive po punojnë dhe gjatë ditës së sotme deri në eliminimin e të gjitha problematikave në rrjetin e shpërndarjes për rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb