TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij, motrën e Mbretëreshës Geralndinë, Sylviane Muselier.

Kreu i shtetit shprehet se sot Tirana duket edhe më e bukur, ndërsa thekson se dashuria e saj dhe ndihma e dhënë për Shqipërinë do mbetet gjithmonë një burim frymëzimi.

Postimi i Metës:

“Tirana sot duket më e bukur nga vizita e një zonje të jashtëzakonshme, Sylviane Muselier, motra e “Trëndafilit të bardhë”, Mbretëreshës Geraldinë. Dashuria e saj e madhe për Shqipërinë??, e konkretizuar edhe me ndihma humanitare e mjekësore për fëmijët e njerëzit në nevojë, mbetet përherë një burim frymëzimi.

Shumë i lumtur të dëgjoja nga miqtë e saj francezë se nderimi i figurës së Mbretëreshës Geraldinë vijon të inkurajojë francezët?? dhe europianët?? të ndihmojnë dhe promovojnë Shqipërinë??.”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb