Harry Kane mund të humbas “Euro2020”, ky është titulli kryesor në të gjithë mediat britanike, të cilat i referohet intervistës së dhënë nga Jose Mourinho. Kapiteni i përfaqësueses britanike pësoi një dëmtim të rëndë në kofshën e majtë duke e detyruar ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Të gjithë janë në ankth për gjendjen e sulmuesit anglez dhe për kohën e rikuperimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jose Mourinho shton dhe më shumë ankthin teksa theksoi se nuk është e qartë koha kur do të rikthehet Kane, mbase në prill, në maj apo sezonin e ardhshëm. Mourinho nuk dëshiron që Kane të nxitohet me rikuperimin dhe ka një këshille publike për të: “Më mirë të pres sezonin e ardhshëm për tu rikthyer”. Kjo këshillë e Mourinhos ka shqetësuar jo pak mediat britanike pasi kjo do të thotë që Kane do të humbas “Euro2020”. Mungesa e tij do të ishte një humbje e madhe për “3 luanët”, Kane është jo vetëm kapiteni por dhe lideri absolut i përfaqësues britanike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb